Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në Bukosh të Therandës. Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se të rënët për liri na obligojnë të kërkojmë pareshtur drejtësi. “Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb. Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar. Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …