Kreu i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shojble, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në të cilën vlerëson të arriturat e shënuara në Kosovë 20 vjet pas lufte.Ai thekson se Gjermania ndjen përgjegjësi në angazhimin e tij për Kosovën, për të siguruar paqe dhe stabilitetin për të ardhmen e saj dhe të rajonit. Presidenti i Bundestagut thekson se Gjermania po ashtu bashkëndjen me dhimbjen për viktimat e luftës në Kosovë dhe thekson se ato janë një përkujtim për Evropën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan. Shojble thekson në letër se komisionet parlamentare të Bundestagut gjerman janë njoftuar me letrën e Veselit, lidhur me tribunalin për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë dhe se do të trajtohen nga komisioni, për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …