leoni

Kreu i ekzekutivit të vendit thotë se shkollimi i të rinjve tanë është tejet i rëndësishëm për Kosovën

Kreu i ekzekutivit të vendit thotë se shkollimi i të rinjve tanë është tejet i rëndësishëm për Kosovën

Kreu i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Kosovar – Amerikan për Edukim të kryesuar nga Dale Pfeiffer, themelues i këtij fondi dhe udhëheqës i parë i USAID-it, në Kosovë. Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesit e KAEF dhe ShBA-të për ndihmën që kanë dhënë në krijimin e mundësive për shkollim e të rinjve kosovar, përmes bursave në nivelin master të studimeve në universitete më prestigjioze amerikane. Gjatë takimit, ai tha se programet dhe bashkëpunimet e tilla janë të mirëseardhura për ngritjen e kualitetit në arsim dhe në të gjitha fushat, që do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërkaq, përfaqësuesit e Fondit Kosovar – Amerikan për Edukim, shprehën gatishmërinë e tyre që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të mirë të shoqërisë në Kosovë. KAEF deri tash ka mbështetur mbi 95 studentë kosovarë për studimet master në universitete të ndryshme amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …