Krerët e komunës së Skënderajt me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së kanë bërë homazhe para dëshmorëve të lirisë

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura dhe nënkryetari, z. Sami Lushtaku me rastin e shënimit të 30 dhjetorit – Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe para dëshmorëve të lirisë, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Në postimin në facebook të kryetarit Nura thuhet:

Bashkërisht me nënkryetarin e Komunës, gjeneral Sami Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, deputetë të Parlamentit të Kosovës e kandidatë për deputetë, drejtorë komunalë, anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familje të dëshmorëve, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëqytetarë, me përulësi para dëshmorëve të lirisë, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Ditën e Veteranëve, shprehim mirënjohje të lartë për të gjithë dëshmorët e kombit, martirët dhe të rënët e luftës sonë çlirimtare, që na mundësuan të jetojmë të lirë e të pavarur, krah kombeve tjera të botës së lirë, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Koncerti i jashtëzakonshëm nga AVK “Deçani” me muzikë dhe valle të traditave tona

Ansambli i Valleve dhe Këngës “Deçani” mbajti një koncert të jashtëzakonshëm për nder të festave …