Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka shkuar sot në selinë qendrore të partisë. Ende nuk është bërë e ditur se a do të flas dikush nga Lidhja Demokratike për vendimin që do të marrin për të pranuar ose jo ofertën e fundit që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje. Pas publikimit të kësaj oferte, nisën përplasjet dhe komentimet nga anëtarët e të dy partive. Ndër më të përfolurit kanë qenë dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani, të cilët dolën me deklarata të ndryshme rreth marrëveshjes, e po ashtu edhe me përplasje mes vete. Në anën tjetër, Mustafa ende nuk e ka komentuar këtë ofertë dhe nuk dihet nëse për të vendosur për të do të thirret Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …