Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi disa ditë më parë se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se kishte depozituar kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese. Zonja Kryemadhi nuk komentoi vendimin e tij dhe tha se do të fliste në një moment të dytë, kur të mësonte arsyet. Teksa shumë analistë e shohin divorcin si një “lojë” për të shpëtuar pasurinë, ish-deputeti Halit Valteri mendon të kundërtën.  Ai tha se “molla e sherrit” mes çiftit që ishin partnerë edhe në politikë, është telefoni i Kryemadhit, i sekuestruar nga SPAK. Sipas Valterit, çifti Meta-Kryemadhi do të dalin me akuzë nga dosja e cila po hetohet nga SPAK dhe do të përfundojnë në burg. Divorci dhe prishja e një familjeje është një gjë shumë e rëndë. Unë nuk e shikoj si një strategji për të fshehur paratë, pasi ata kanë para më shumë se sa e imagjinojmë ne. Edhe nëse i konfiskohen ato prona që i kanë të deklaruara, janë 1 nga 1000 e atyre që kanë. Ka shumë gjëra që do dalin nga hetimi dhe Meta me Kryemadhin dalin me akuzë nga kjo dosje. Paska pasur krisma, para të padeklaruara, paskan gënjyer njëri-tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …