Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi e ka kujtuar komandantin e UÇK-së Agim Bajramin dhe dy bashkëluftëtaret e tij. “Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare. Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me pietet luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës. Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …