Gjatë mbledhjes së sotme Qeveria ka miratuar statutin për Trepçën të propozuar nga Bordi Mbikëqyrës. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke folur për këtë statut ka thënë se sindikata e punëtorëve nuk është e kënaqur me hartimin e këtij statuti. Ai ka propozuar që edhe shqetësimet e sindikatave t’i përcjellën Kuvendit e më pastaj ai vendos nëse duhet ndryshuar. “Me këtë Trepçën po e kthejmë në binar. Dita kur Kuvendi ratifikon statutin Trepça fillon një etapë të re pasi nis punën pa obligime”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …