Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për herë të parë ka mbajtur sot ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik, ku ka folur për qeverisjen e tij, ngritjen së cilësisë në arsim, vizat dhe studentët e Kosovës Lindore. “Qeverinë time e sfidojnë temat që i kam në tavolinë, që nuk janë tani por për shumë kohë më herët. Duke e parë gjendjen, unë e kam ditur se çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Haradinaj. “Qeverisja që unë jam duke e udhëhequr nuk është perfekte, ka gabime, por nuk i mashtron njerëzit dhe është një qeveri që nuk i është frikësuar temave”, ka deklaruar ai. I pari i qeverisë foli edhe rreth bisedimeve me Serbinë, duke deklaruar se kemi nevoje për dialog, “Tash është koha me i zgjidhë çështjet e hapura me Serbinë, por jo çështjen e territoreve. Duhet të negociojmë njohjen, me pa prekshmërinë e asaj që e kemi krijuar ne, sepse mund te jete rrezik jo veç për ne”, u shpreh Haradinaj para studentëve, të cilët u ankuan se buxheti i ndarë për vitin 2018 nuk është i mjaftueshëm për përmbushjen e nevojave në arsim, duke kërkuar që t’u rriten bursat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …