Kreu i Qeversisë, Haradinaj kërkon mbështetjen britanike në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit

Kreu i Qeversisë, Haradinaj kërkon mbështetjen britanike në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Richard Moore, drejtorin i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. Takimi i tyre ka ndodh në prag të Samitit të Londrës.
“Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO). Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …