Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, është takuar në Francë me krytarin e këtij vendi, Emannuel Macron. Në rrjetin social ai ka shkruar se kryetari francez ka konfirmuar që se shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës.
“Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore. Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE. Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës. Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë. Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës”, ka shkruar ai.