Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, ka premtuar drejtësi për viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. Ndërkohë autoritetet gjermane po shqyrtojnë nisjen e një hetimi të mëtejshëm pasi një hetim i pavarur zbuloi se Papa Benedikti 16 në pension nuk iu përgjigj katër rasteve të abuzimin, që ai e dinte për kryepeshkopin i Mynihut. Një raport i shumëpritur mbi dhunën seksuale në Kryedioqezën e Mynihut ka ngritur akuza kundër ish-Papës Benedikti XVI, i cili ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1982. Thuhet se ai dinte për priftërinjtë që abuzonin me fëmijët dhe që megjithatë mbetën në pozitat e tyre, dhe kisha heshti për ato akuza. Një firmë e autorizuar që hartoi raportin tha se ish-papa vazhdon të mohojë se ai ka kryer ose dinte për ndonjë krim. Një ditë pas publikimit të raportit, Papa Françesku, u takua me zyrtarë të Vatikanit që merren me rastet e abuzimit me fëmijë.
Kontrolloni gjithashtu
Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …