Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një tubim në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë. Gjatë diskutimeve me të pranishmit, Kurti theksoi se Vetevendosje në drejtim të Qeverisë së Kosovës do të synojë bashkëpunim shumë më të madh me Tiranën. Por në të kundërt, paralajmëroi Kurti, do të sfidohet mungesa e bashkëpunimit. Unë jam optimist, shtoi ai, se kur Vetëvendosje të jetë në qeverisje, atëherë do e kuptojnë se kjo është një situatë e re. Sa i përket presionit ndërkombëtar për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Kurti tregoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet në rast se fiton zgjedhjet. “Politikanët në Kosovë ankohen gjithnjë për trysni nga ndërkombëtarët, unë s’jam ankuar asnjëherë. Tek unë ndërkombëtarët nuk kanë bërë asnjëherë trysni. Të them të drejtën jam pak kureshtar sepse dua të di si duket kjo trysni”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …