Në shënim të 26-vjetorit të Forumit të Gruas së LDK-së, zonja Naxhie Bajraktari, njëra nga aktivistet e para të partisë, veprimtares, nuk u lejua që të marrë fjalën. Insistimi i saj që t’i drejtohej me një pyetje kryetarit të partisë, Isa Mustafa, u shpërfill disa herë. Pas fjalimit të kryetarit, ajo provoi të ndërpres organizmin duke e kërkuar të drejtën e fjalës, por ceremonia vazhdoi në bazë të agjendës. Kjo bëri që Naxhie Bajraktari të lëshojë sallën në shenjë proteste, duke thënë se është e mllefosur me mos-përfilljen që iu bë nga partia, të cilës tha se i shërben plot 26 vjet. “Jam aktivistja e parë që kam marrë pjesë me burra në Degën e tretë, pastaj u formua Forumi i Gruas. Jam shumë e mllefosur, kur një veprimtares 26-vjeçare nuk i epet fjala, atëherë çka po duan. Po i marrin prej rrugëve dhe po i sistemojnë ku po duan, kurse mua, jam veprimtarja e parë edhe nuk kam të drejtë me thënë mendimin tim, ose me bë një pyetje për kryeministrin”, tha ajo. Veprimtarja Naxhie Bajraktari, ka thënë për Kosovapress se është ndjerë shumë e zhgënjyer, meqë në këtë 26 vjetor që përkon me Ditën e Gruas, asaj iu mohua e drejta për të pyetur dhe për ta shprehur mendimin.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …