Kreu i PDK-së i fton qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

Kreu i PDK-së i fton qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar qytetarët që t’i përgjigjen obligimit qytetarë e kushtetues dhe të dalin sa mw shumë në zgjedhjet e balotazhit për kryetar të komunave. Kreu i PDK-së, pasi ka votuar ka thënë se qytetarët në mënyrë solemne duhet të dalin dhe t’i votojnë mw të mirët që do t’i udhëheqin në katër vitet e ardhshme.

 

“Do të uroja gjithë qytetarët e vendit tonë për këtë ditë të zgjedhjeve, njëjtën kohë do të ftoja që në mënyrë solemne, të qetë sa më shumë të dalin në zgjedhje, t’i përgjigjen obligimit qytetarë, të njëjtën kohë t’i votojnë ata që do t’i udhëheqin për katër vitet e ardhshme, është pushteti komuna, janë kryetarët e tyre komunave, kanë të drejt të dinë kush do t’i udhëheq dhe jam i sigurt se do të dinë të votojnë ata të cilët janë me të mirët. Edhe unë me bashkëshorten e kryem obligimin kushtetues, kemi fituar sot, le të fitojnë kryetarët e komunave që nga Prizreni e deri ku kanë mbetur të gjithë me të mirët”, tha Veseli.

Partia që Veseli drejton është në balotazh në Prizren, në Ferizaj, në Mitrovicë të jugut, në Rahovec, në Kaçanik, në Dragash, në Klinë, në Shtime, Malishevë dhe Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …