Kreu politik i boshnjakëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç: Serbët të pranojnë të vërtetën mbi krimet e kryera nga Ratko Mlladiç

Bakir Izetbegoviç: Serbët të pranojnë të vërtetën mbi krimet e kryera nga Ratko Mlladiç

Kreu politik i boshnjakëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç u kërkoi sot serbëve të pranojnë të vërtetën mbi krimet e kryera nga Ratko Mlladiç, duke e cilësuar si të vetmen rrugë për një të ardhme më të mirë në këtë vend.

“Askush nuk duhet ta cilësojë si një hero, të kompozojë këngë, apo të krenohet me krimet e tij”, deklaroi anëtari boshnjak i presidencës tripalëshe boshnjake. Duke fol në Sarajevë para shtypit, ai u shpreh i bindur se serbo-boshnjakët nuk do të identifikohen me krimet e tij, që duhet të peshojnë në shpatullat e Ratko Mlladiç dhe jo mbi ato të popullit serb. Është thelbësore për të ardhmen e Bosnje Hercegovinës, veçanërisht për marrëdhëniet ndëretnike, të heqim një peshë të tillë nga shpatullat e popullit për ta vendosur mbi ato të individëve të tillë”, theksoi ai.

“E shkuara është pas nesh, ia vlen t’i referohemi vetëm në masën ku është premtimi për një të ardhme më të mirë”, shtoi ai. Bakir Izetbegovic është djali i Alija Izetbegoviçit, ish kreu i boshnjakëve gjatë luftës së viteve 1992-95, një konflikt që shkaktoi 100000 të vdekur dhe 2,2 milionë të zhvendosur në Bosnje. Alija Izetbegoviç vdiq në vitin 2003.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …