Kryetari i ri i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, njihet si dashamirës dhe mik i shqiptarëve. Madje, në disa raste të prezantimit publik, ai është parë të përshëndes edhe në gjuhën shqipe. Një nga këto raste ka qenë edhe kur Sadik Khan, mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar, përcjell mapo.al. Atëherë ai nuk i kurseu notat pozitive për shqiptarët, madje këtë e shprehu edhe me një postim në profilin e tij në twitter, duke pozuar me flamurin shqiptar dhe duke iu drejtuar ndjekësve në gjuhën shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …