Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka deklaruar se nuk e identifikon islamin me dhunën, duke shpjeguar se edhe të krishterët mund të jenë po aq të dhunshëm. Ai ka thënë se edhe të krishterët mund të jenë po aq të dhunshëm, madje i ka dhënë vërejtje Evropës e cila rininë e saj po e shtyn drejt terrorizmit. Mendoj se nuk është e drejtë ta barazosh islamin me dhunën. Në çdo religjion ekziston një pjesë e grupeve fundamentale dhe të tillë ka edhe ndër ne. Papa thotë ka marrë qëndrim që të mos e përmend islamin kur flet për vrasjen brutale të priftit katolik në Francë, për vrasjen e të cilit përgjegjësinë e ka marrë ISIS-i. Nëse duhet të flas për dhunën do të flas për dhunën që bëjnë të krishterët. Për çdo ditë lexojmë lajme për vrasjet ndër më të ndryshmet, në Itali dhe ata të gjithë janë të krishterë. Papa nuk pranon se feja është forcë lëvizëse, e cila qëndron pas dhunës. “Njeriu mund të vrasë me gjuhë, po aq sa edhe me thikë”, ka thënë Papa duke aluduar në partitë e djathta dhe në rritjen e ksenofobisë e racizmit. Janë mijëra të rinj pa ideal e të papunë, në Evropë. Ata shumë lehtë i nënshtrohen alkoolit, drogës dhe grupeve ekstremiste, ka thënë Papa Françesku me rastin e vizitës së tij në Poloni, bën të ditur Asoshited Press.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …