Pas përfundimit të Samiti të Sofjes, presidenti i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ka deklaruar se pa një normalizim të raporteve, Kosova dhe Serbia do ta kenë të pamundur rrugën drejt BE-së. Qëllimi ka qenë që raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të normalizohen plotësisht para anëtarësimit në BE. Vetëm në këtë mënyrë këto dy shtete do të arrijnë perspektivën evropiane. BE-ja është projekt i paqes, dhe nuk duam të importojmë konflikte. Pyetjes se a do të mund të ketë ndarje të Kosovës, apo njohje të pavarësisë nga Serbia, Krichbaum i është përgjigjur se “normalizimi do të thotë normalizim, as më pak dhe as më shumë”. Presidenti i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum konsiderohet njëri nga njerëzit më të besuar të kancelares Angela Merkel.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …