Gjermania është lodhur me politikën shqiptare dhe debatet e saj mbi reformën në drejtësi. Kancelarja Angela Merkel, nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Çështjeve Evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, ka artikuluar dhe “kërcënimin” më të rëndë për Shqipërinë. “Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësinë që kanë në këtë rast. Durimi ynë nuk është i pafund. Ne, qeveria federale, Bundestagu ju mbështesim në të gjitha çështjet dhe në këtë kuadër, ju keni marrë statusin e vendit kandidat. Por në qoftë se në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë edhe në fund të ditës të marrim vendimin që t’ju heqin statusin e vendit kandidat, u shpreh Krichbaum.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …