KRIIK sot mbanë Konferencën Kombëtare “SHOQËRIA CIVILE DHE POLITIKE; PËR NJË DIALOG DHE PJESËMARRJE GJITHËPËRFSHIRËSE”

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara organizon sot, në datë 16 shkurt 2022 ora 10.00 Konferencën Kombëtare “SHOQËRIA CIVILE DHE POLITIKE; PËR NJË DIALOG DHE PJESËMARRJE GJITHËPËRFSHIRËSE” – “Nevoja për një Reformë të Plotë Zgjedhore; Financimi i Politikës”.

Me qëllim mbrojtjen e shëndetit publikKonferenca do të organizohet në një format hibrid pjesërisht fizikisht (në hotel Rogner) dhe pjesërisht online në platformën Zoom.

Kjo konferencë vjen në përmbyllje të Aksionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve për Kuvendin të datës 25 prill 2021, i cili u realizua nga KRIIK në bashkëpunim me 33 organizata partnere dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar; Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC); Ministrisë së Punëve të Jashtme së Republikës Federale të Gjermanisë, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Kjo Konferencë Kombëtare synon të prezantojë dhe të ilustrojë modelin e dialogut që aktorët politikë dhe institucionalë duhet të ndërmarrin, veçanërisht Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i lartë në hierarkinë e Republikës dhe që manifeston dhe ushtron sovranitetin e Popullit, si dhe të sjellë sërish në vëmendje çështjet që lidhen me integritetin e zgjedhjeve, me theks të veçantë në financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Konferenca do të sjellë në tryezën e diskutimit përfaqësues të aktorëve kryesorë politikë dhe institucionalë në vend, veçanërisht të Kuvendit të Shqipërisë, për të paraqitur vullnetin e tyre politik për nevojën e integritetit të zgjedhjeve, me theks të veçantë tek financat e politikës.   Në Konferencë janë ftuar edhe përfaqësues të lartë diplomatikë të partnerëve strategjikë ndërkombëtarë të vendit, për të prezantuar vullnetin e tyre në ndihmë të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri.

Aktorë të tjerë të interesuar që ftohen të marrin pjesë janë përfaqësues të partive politike, botës akademike, institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, ekspertë të mediave, gazetarë, etj. 

Gjatë Konferencës do të prezantohen edhe gjetjet kryesore nga ecuria e procesit zgjedhor të fundit, sjellja institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të përfshirë, në përmbushje të përgjegjësive të tyre për të garantuar integritetin e votës dhe shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Konferenca do të mbahet më datë 16 shkurt 2022, ora 10:00.

Linku i Zoom https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZIlf-2urDMpHNZkc58XjYAZSE9yFbMMrWmJ

Konferenca do te transmetohet live edhe ne youtube dhe faqen Facebook te KRIIK Albania.

Duke ju falënderuar, KRIIK ju fton ta pasqyroni kete konference.

P R O G R A M I    P A R A P R A K

SESIONI I PARË:    Nevoja për dialog, përpara sfidave madhore dhe perspektiva e Integrimit Europian të vendit. Reforma Zgjedhore si modeli më i mirë për aplikimin e një dialogu të përhershëm, të vërtetë dhe gjithëpërfshirës.

10:00 – 10:05                 Fjala e hapjes

  1. Premto GOGO, Kryetar i Koalicionit për Reformat, Integrimin dhe Institucionet e Konsoliduara (KRIIK)

10:05 – 10:15                 Fjala e Kryetares të Kuvendit të Shqipërisë

Shkëlqesia e saj, Znj. Lindita NIKOLLA   (TBC)

10:15 – 10:25                 Fjala e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

Sh.T. Z. Alastair KING-SMITH   (C)

10:25 – 10:35                 Fjala e Ambasadorit të Zvicrës në Shqipëri

Sh.T. Z. Adrian MAÎTRE   (C)

10:35 – 10:45                 Fjala e Ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë

Sh.T. Z. Vincenzo DEL MONACO (C)

10:45 – 10:55                 Fjala e Përfaqësuesit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri (TBD)

10:55 – 11:05                 “Dialogu midis aktorëve social-politikë si instrument i një modeli të përmirësuar të demokracisë”

Akademik Prof.Dr. Artan FUGA   (C)

Anëtar i Akademisë së Shkencave. Profesor i Universitetit të Tiranës.

11:05 – 11:10                 Fjala përmbyllëse e seancës së parë

  1. Premto GOGO, Kryetar i KRIIK

SESIONI I DYTË:  Vullneti politik dhe institucional iGrupeveParlamentare ndaj sfidave të ardhshme, që duhet të adresohen në legjislaturën aktuale të Kuvendit, duke filluar me njëReformëZgjedhore gjithëpërfshirëse.  

11:10 – 11:20                 Gjetje nga Aksioni Monitorues i Zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Përfaqësues i Koalicionit Monitorues të OJQ-ve të drejtuar nga KRIIK

Dr. Dritan TAULLA, Zëvendës Kryetar i KRIIK

11:20 – 11:30                 Prezantim nga Grupi Parlamentar Socialist në Kuvend

  1. Taulant BALLA, Kryetar i Grupit Parlamentar (TBC)

11:30 – 11:40                 Prezantim nga Grupi Parlamentar Demokrat në Kuvend

  1. Enkelejd ALIBEAJ, Kryetar i Grupit Parlamentar (TBC)

11:40 – 11:50                 Prezantim nga grupi “Aleanca për Ndryshim” në Kuvend.

  1. Fatmir MEDIU, Kryetar i Grupit Parlamentar (TBC)

11:50 – 12:00                 Prezantim nga grupi “Demokracia dhe Integrimi” në Kuvend.

Znj. Mesila DODA, Kryetare e Grupit Parlamentar (TBC)

12:00 – 12:20                 Mendime dhe vërejtje nga të pranishmit

12:20 – 12:25                  Fjala përmbyllëse e seancës së dytë

  1. Premto GOGO, Kryetar i KRIIK

12:25 – 12:40                 Pushim kafeje (për të pranishmit “personalisht”)

SESIONI I TRETË:    Për perspektivën afatgjatë të ndryshimit të kuadrit ligjor për financimin e partive dhe fushatave zgjedhore; Mundësitë për një ligj të dedikuar për financat politike.

Pjesa e parë:Situata aktuale dhe rekomandimet e aktorëve vendas për financimin e fushatës dhe partive politike

12:40 – 12:50                  Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore nga Aksioni Monitorues i Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Prillit për financimin e partive dhe financimin e fushatës zgjedhore, i realizuar nga KRIIK.

Znj. Antuela MALE, Analiste Zgjedhore e KRIIK

12:50 – 13:00                  Roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përmirësimin e transparencës dhe mbikëqyrjen e financave të partive politike dhe fushatave elektorale.

  1. Ilirjan CELIBASHI, Komisioner Shtetëror për Zgjedhjet(C)

13:00 – 13:40                 Gjetje/rekomandime nga organizata të tjera vendore të shoqërisë civile, të angazhuara në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare 2021.

Prof. Dr. Kristaq KUME, INSIZ, “Financimi i fushatës, indeksi i integritetit të zgjedhjeve 2021” (C)

Znj. Gerta META, SHKD, “Sfidat e financimit të fushatës në Shqipëri” (C)

Znj. Erida SKËNDAJ, KSHH, “Sfidat e financimit të fushatës në Shqipëri”   (C)

Znj. Rajmonda PRIFTI, SHPGF, “Financat e politikës dhe promovimi i grave në politikë” (C)

  1. Erjon TASE, ASP, “(Keq)përdorimi i burimeve të administratës publike” (C)

Znj. Kristina VOKO, BIRN, “Financimi i fushatës dhe media” (C)

Znj. Edlira ÇEPANI; EDM, Financat Publike dhe Aksesi i Kandidatëve në to (C)

13:40 – 13:55                 Pyetje dhe vërejtje nga të pranishmit

13:55 – 15:00                  Dreka (për të pranishmit fizikisht)

Pjesa e dytë:

15:00 – 15:40                  Perspektiva për trajtimin e çështjeve mbi financimin e partive dhe fushatave nën optikën e standardeve dhe ekspertizës ndërkombëtare

  1. Raul MURESAN, Koordinator i Projektit “Mbështetja e Zgjedhjeve në Ballkanin Perëndimor”
  2. Septimius PARVU, Ekspert për Financimin e Fushatave Zgjedhore

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut   (OSBE/ODIHR) (C)

Znj. Ana KOVACEVIC,   NDI, Drejtoreshë e Institutit Demokratik Amerikan në Shqipëri (C)

Dr. Magnus OHMAN, IFES, Drejtor i Zyrës Rajonale të Evropës dhe Këshilltar i Lartë për Financat Politike i Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (C)

  1. Sokol HAXHIU,ËFD,Përfaqësues i Fondacionit Ëestminster për Demokracinë në Shqipëri (C)

Znj. Victoria AYER, USATA, Drejtoreshë Vendore e IRI-së në Shqipëri dhe Drejtuese e Ekipit Zbatues për projektin Akademia e transparencës SHBA-Shqipëri (C)

  1. Sam VAN DER STAAK,IDEA,Drejtues i Programit Rajonal të Europës i Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (C)

15:40 – 16:20                 Qëndrimi dhe perspektiva për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Deputet i Partisë Socialiste (TBC)

Deputet i Partisë Demokratike (TBC)

Deputetë të Partive të tjera Parlamentare (TBC)

16:20 – 16:40                 Pyetje dhe vërejtje nga të pranishmit

16:40 – 16:45                 Fjala përmbyllëse

  1. Premto GOGO, Kryetar i KRIIK.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …