leoni

Krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Kanada shënuan rritje me 71 për qind vitin e kaluar

Krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Kanada shënuan rritje me 71 për qind vitin e kaluar

Krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në Kanada shënuan rritje me 71 për qind vitin e kaluar. Sipas lajmit të “Middle East Eye” (Syri i Lindjes së Mesme) në raportin e publikuar nga institucioni zyrtar “Statistikat e Kanadasë” bëhet e ditur se është vërejtur rritje e theksuar në krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në të gjithë vendin. Në raport thuhet se numri i sulmeve të regjistruara kundër muslimanëve në vitin 2020 ishte 84 ndërsa në vitin 2021 kjo u rrit në 144 dhe në këtë mënyrë brenda një viti është vërejtur një rritje me 71 për qind të krimeve të urrejtjes kundër komunitetit musliman në të gjithë vendin. Ndërsa në vitin 2019 në të gjithë vendin janë kryer 182 akte kundër komuniteteve muslimane, por që në vitin 2020 është vërejtur rënie. Më tej vihet në dukje edhe një sulm i kryer në vitin e kaluar i cili kishte në shënjestër një familje muslimane në Ontario dhe në të cilin 4 persona humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos. Vitin e kaluar në Ontario, i riu 20 vjeçar Nathaniel Veltman përplasi me kamionçinën e tij në mënyrë të vetëdijshme për vdekje 4 persona nga e njëjta familje të cilët po prisnin në rrugë për të kaluar në anën tjetër. ( (Anadolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …