leoni

Krimineli Assad, bombardoi tregun e Idlibit në prag të festës së Kurban Bajramit

Krimineli Assad, bombardoi tregun e Idlibit në prag të festës së Kurban Bajramit

Si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë të Ushtrisë Siriane në tregun që gjendet në qendër të qytetit Idlib, bëhet e ditur se tash për tash kanë humbur jetën 28 qytetarë sirianë, ndërsa janë plagosur 41 të tjerë. Zyrtari i mbrojtjes civile në Idlib, Muhammed Ali në deklaratën për Agjencinë turke Anadolu, tha se avionët e regjimit të Bashar Al Asadit kanë bombarduar tregun në qendrën e qytetit Idlib, që është nën kontrollin e opozitarëve. Ai duke theksuar se nga sulmet kanë humbur jetën 28 civilë, mes të cilëve gjenden gra dhe fëmijë dhe se janë plagosur 41 të tjerë, tha se “Nga sulmet u shkaktua zjarr në dhjetëra automjete, vende të punës dhe shtëpi. Ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit e shuan zjarrin.” Të plagosurit nga sulmi ajror i regjimit janë transferuar në spitalet fushore me anë të ambulancave, theksoi se janë të shqetësuar që numri i të vdekurve të rritet. Duke theksuar se regjimi i Asadit e ka shënjestruar tregun në prag të Kurban Bajramit, theksoi se nga sulmet kanë humbur jetën vetëm civilë të pafajshëm. SHBA-të dhe Rusia me qëllim ndalimin e konflikteve në Siri ranë dakord që armë-pushimi në të gjithë Sirinë të fillojë me Kurban Bajramin, më 12 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …