Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë informatë se në Gjakovë do të vijnë serbët për Festën e tyre. Nuk kemi paralajmërim zyrtar se do të vinë dhe asesi nuk do të vijnë. Ai shtoi se protestuesit janë në të drejtën e tyre për protestë ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Në fund, Gjokaj theksoi se së shpejti pritet shpërndarja e protestuesve. Ndësa Nystrete Kumnova, nga organizata “Thirrjet e nënave”, i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të dënojnë personat përgjegjës në Serbi për krimet që i kanë bërë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …