Kristofer Hill

Kristofer Hill: Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të zgjidhet më urgjentisht, pasi ka disa arsye

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, tha se Kosova e Serbia në takimin në Bruksel treguan se janë shumë seriozë për të ecur përpara dhe se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të zgjidhet më urgjentisht, pasi ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, serbët në Kosovë, do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, tha Hill për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”. Ai shtoi se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes. Të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e negociatave ndërmjet dy vendeve. Dhe bashkë me rëndësinë vjen edhe urgjenca, duhet ta zgjidhin atë, porositi ambasadori,  Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …