Christopher Hill

Kristofer Hill: Çështja kryesore lidhur me përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe

Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, ka deklaruar sërish se çështja kryesore lidhur me përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë mendoj se urgjentisht të gjithë duhet të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhohen për diçka, duhet edhe ta përmbushin atë. tha Hill. Ai nuk ka dashur të komentojë dokumentet që kanë “rrjedhur” në media, por ka theksuar se qëndrimi i negociatorëve ndërkombëtarë është “komunikuar shumë mirë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë ditës së djeshme përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit. Ai tha se qëndrimi i Uashingtonit zyrtar është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as do të ketë kompetenca ekzekutive. Pavarësisht nga këto thirrje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ta thënë se Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …