leoni

Christopher Hill

Kristofer Hill: Dialogu, Kosovë-Serbi duhet të kalojë në disa pika kritike, ku palët do të japin e marrin nga diçka

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur pas  seancës së Kuvendit të Serbisë, ku kryetari Vuçiq ka folur  për dialogun me Kosovën. Ai  ka thënë se  në Evropë ka shumë modele të ngjashme me Asociacionin duke potencuar se Serbia dhe Kosova mund të jenë të veçanta, por problemi i tyre nuk është i tillë. I pyetur nga gazetarët nëse Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin, Hill  tha se në fund natyrisht do të ketë një lloj marrëveshjeje dhe se të gjitha palët e  përfshira e dinë se ajo duhet të arrihet në mënyrë të tillë që të gjitha palët të marrin nga diçka. Hill theksoi se në “kornizën” e re të dialogut ka shumë elementë të vjetër dhe se një nga çështjet kryesore është se cila do të jetë e ardhmja e serbëve në Kosovë. Qëndrimi amerikan, është se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte e mirë për të gjithë, por që dialogu është më i rëndësishëm në këtë moment. Dialogu duhet të kalojë nëpër disa pika kritike, duke përfshirë çështjen e Asociacionit” Synimi i BE-së është të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Askush nuk mund të thotë se kjo është e lehtë, veçanërisht për Serbinë, saktësoi ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …