Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill ka deklaruar se nuk do të dorëzohet derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi është elementi kryesor i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i jep dy arsye Amerikës të këmbëngulë në formimin e menjëhershëm të Asociacionit. Jrijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë elementi kyç në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë ndërmjetësit në dialog thonë sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Hill, raporton e përditshmja serbe “Danas”. Sipas tij janë dy arsye për këtë veprim. E para është se serbët e Kosovës janë të sigurt se Asociacioni duhet të formohet dhe e dyta është se komuniteti i Serbisë duhet ta dijë se çfarë përmban e ardhmja dhe se kjo është arsyeja pse SHBA-ja e merr këtë obligim “me seriozitetin më të madh”. Hill ka thënë se nuk dëshiron të flasë në emër të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, por e përmendi si prioritet kryesor. Do të bëjnë çmos që të përmirësojnë bashkëpunimin me Serbinë në fusha të ndryshme, ka saktësuar ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …