leoni

Christopher Hill

Kristofer Hill u shpreh i zhgënjyer për mungesën e progresit në dialog, i cili e ka mbështetjen e Amerikës dhe BE-së

Ambasadori amerikan, në Serbi, Christopher Hill, folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe njohjen e Kosovës si kusht për hyrjen e Serbisë në BE. Ai shprehu zhgënjimin për mungesën e progresit në dialog dhe theksoi mbështetjen amerikabe për procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, që është mënyra e duhur dhe e vetme. Është e rëndësishme që Serbia të jetë e gatshme për bisedime, duke shtuar se dialogu është në një situatë të vështirë. Kur u pyet për deklaratat e tij mbi njohjen e Kosovës, Hill theksoi se qëllimet e BE-së janë të qarta: “Normalizimi gjithëpërfshirës, që është ligjërisht i obligueshëm, është parakusht për gjithçka.” Hill gjithashtu përmendi rëndësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një hap drejt uljes së tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …