Trust

Kriza e shkaktuar nga pandemia është duke i prekur edhe paratë e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në FKPK

Pandemia ka krijuar krizë për tregjet financiare globale. Kriza është duke i prekur edhe paratë e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. E kjo ka bërë që bordi drejtues në Trust, të marrë vendime të shpejta, duke ndryshuar përbërjen e investimeve duke i larguar investimet nga instrumentet me risk të lartë që janë kryesisht aksionet, për t’u fokusuar në instrumentin me risk shumë të ulët. Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Jeton Demi, ka thënë, se shkuarja nga strategjia me risk të ulët do të sjellë më pak investime. Teksa ka folur për rrezikun e përballjes me COVID-19, Demi thotë se Kosova vazhdon të jetë në rrezik për rënie ekonomike. /EO/

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …