Kriza energjetike në Kosovë: Bllokimi i linjave ndërkombëtare rrit kostot për qytetarët

Kosova po përballet me një krizë të rëndë energjetike, ku politikat e menaxhimit nga KOSTT dhe kufizimet në linjat ndërkombëtare të transmisionit kanë sjellë pasoja serioze për konsumatorët. Nga gjashtë linjat ndërkombëtare të transmisionit, aktualisht janë funksionale vetëm dy: një me Malin e Zi dhe një me Maqedoninë e Veriut. Linjat me Serbinë janë bllokuar që nga pranimi i KOSTT në rrjetin ENTSO, ndërsa dy linjat Kosovë-Shqipëri janë nën kontrollin e platformës ALPEX, duke i bërë ato të papërdorshme për tregjet ndërkombëtare. Si rezultat, Kosova ka humbur qasjen në tregje si ato italiane, greke, maqedonase dhe malazeze. Aktualisht, transporti i një megavati të energjisë kushton deri në 400 euro, duke e rritur çmimin total deri në 700 euro për MW – shumë më tepër se çmimi mesatar i tregjeve ndërkombëtare. Kjo ka ngarkuar qytetarët me rritje të tarifave dhe ka krijuar përfitime të mëdha për tregtarët privatë në dëm të ekonomisë familjare kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti thotë: Jo unë, por Hashim Thaçi është fajtor për mos shtrirjen e Ushtrisë tonë në veri, që nga viti 2013

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u ndjerë i dështuar në sa e sa segmente …