Kriza politike në Maqedoni po përshkallëzohet edhe në aspektin e sigurisë pas zbardhjes së marrëveshjes për draft-ligjin lidhur me përdorimin e gjuhën shqipe mes Lidhjes Social-Demokrate dhe partive shqiptare. Protestat e organizatave të ndryshme kanë përfunduar me dhunë ndërsa janë regjistruar edhe incidente tjera ku në shënjestër të protestuesve kanë qenë edhe kalimtar të rastit. Protestat tani janë shtrirë edhe në qytete tjera ndërsa mbahen kundër avancimit të gjuhës shqipe dhe kundër siç thuhet, përpjekjeve të liderit opozitar, Zoran Zaev, për ndarjen e Maqedonisë. Zaev është në pritje të presidentit, Gjorgje Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …