Në kuadër të bashkëpunimit ndër-parlamentar, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari Elmi Reçica, është duke realizuar një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë, ka bërë të ditur zyra për informim e Kuvendit. Delegacioni kosovar është takuar me anëtarë të Komisionit për Politike të Jashtme, i kryesuar nga kryetari Miro Kovaç, me anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, i cili kryesohej nga Franjo Luçiq, si dhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mirosllav Tugjman. “Gjatë këtyre takimeve, u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në mes të komisioneve parlamentare, këmbimi dhe ndarja e përvojave rreth çështjeve integruese. Nga delegacioni kroat u shpreh gatishmëria për mbështetjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që do të mbahet në Gjeorgji”, thuhet në njoftim. Delegacionet e të dyja vendeve iniciuan çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik për bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Kroacisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …