Kroacia sot feston Ditën e Fitores dhe falënderimit të Atdheut, në përkujtim të 21 vjetorit, kur forcat vullnetare kroate ndërmorën fushatën e armatosur të quajtur “Stuhija”, gjatë së cilës luftëtarët kroatë çliruan rajonet në veri të Dalmacisë, Kninin, Likën, Banovinën, Kordunin dhe ndihmuan me aksione çlirimtare edhe në Bosnje e Hercegovinë. Ngritjen solemne të Flamurit të Kroacisë në Kështjellën e Kninit e bënë krerët më të lartë politikë dhe ushtarakë të vendit, në krye me kryetaren, Kolinda Grobar Kitanoviq, dhe kryetarin në detyrë, Tihomir Oreshkoviq. Sipas traditës gjatë ceremonisë janë lexuar emrat e çlirimtarëve dhe atyre që konsiderohen ende të zhdukur, nga lufta e para 25 viteve. Me rastin e këtij manifestimi Kninin sot do ta vizitojnë rreth 100.000 kroatë liridashës nga mbarë Kroacia e më gjerë, në mesin e tyre edhe veteranë, invalidë të luftës, të cilët kanë marrë pjesë në fushatën e armatosur për çlirimin e viseve të Kroacisë nga ushtria serbe e Beogradit dhe e Bosnjës e Hercegovinës. Në luftë për çlirimin e Kroacisë kanë marrë pjesë edhe mijëra shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, në mesin e tyre edhe eprorë të lartë e gjeneralë së Mustafë Ademi, Agim Çeku, si dhe personalitete të njohura kombëtare shqiptare si Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha, Gëzim Hamza, Naser Ademi, më vonë dëshmorë të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …