Kroacia me rastin e marrjes së Presidencës të Këshillit të Bashkimit Evropian do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Kosovës dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë. Kështu u tha sot me rastin e prezantimeve të prioriteteve të Presidencës së Kroacisë në gjashtë muajt e ardhshëm në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku ndër të tjera u kërkua që të formohet sa më shpejt qeveria në mënyrë që të punohet në reformat e nevojshme. Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se viti 2020 paraqet kohën për ndryshime efektive për rinovimin të projektit të përbashkët evropian. Ajo shtoi se Samiti i Zagrebit në maj do të kërkojë që fqinjësia e mirë do të dërgojë në rrugën përpara për zgjerim dhe vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, tha se programi i Presidencës kroate do të jetë i ndarë në katër fusha: Një Evropë në zhvillim, një Evropë që lidhë, një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …