Pak ditë më parë gazeta austriake, “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir Metës dhe LSI në SHBA pa i deklaruar këto në organet përgjegjëse. Në media është publikuar një investigim i gjatë në lidhje me lobingjet e Metës për të blerë mbështetjen amerikane. Më 20 janar të 2017-s, Ilir Meta shpërndau një foto krah Petrit Vasilin. Ndodheshin në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump. Meta ishte në ditët e fundit si kryetar i Kuvendit. Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi thuhej se ai ndodhej në Uashington si ‘i ftuar në ceremoninë zyrtare nga drejtuesit republikanë të Kongresit dhe Senatit amerikan’. Mediat pranë LSI-së thanë se ‘prania e Metës dhe Vasilit në ceremoninë e inaugurimit të Trump ka dëshmuar edhe njohjet e “vjetra” të zyrtarëve më të lartë të LSI-së me zyrtarët më të lartë të administratën e re të Donald Trump’. Në artikujt e tyre, këto media kujtonin një takim të organizuar në Uashington mes Ilir Metës dhe Mike Pence në 2013. Pence në atë kohë ishte kongresist, ndërsa në 2017-n zgjidhej si zëvendës-kryetar. Por, e vërteta është se pas fotos së Ilir Metës dhe Petrit Vasilit nga ceremonia e inaugurimit të Donald Trump nuk qëndrojnë ‘njohjet e vjetra’ të Metës, apo të LSI-së. Pas tyre qëndrojnë mijëra dollarë, që Ilir Meta ka paguar për të lobuar në emër të LSI-së dhe emrin e vet personal në Uashington. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …