Zyra e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovës ka njoftuar se Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall-it arritën në Kosovë për të filluar vizitën e tyre në kuadër të vendit. Me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ata përshëndetën nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj znj. Atifete Jahjaga, dhe Ambasadori Britanik, z. Ruairí O’Connell. Orkestra e Forcës së Sigurisë së Kosovës a performoi himnin kombëtar të Britanisë dhe të Kosovës gjatë inspektimit të Gardës së Nderit nga ana e Madhërisë së tij Princit të Uellsit, i prezantuar nga Komandanti i Gardës së Nderit, Nëntogeri Mentor Ibrahimi, i diplomuar nga Akademia Ushtarake Mbretërore në Sandhurst të Britanisë së Madhe. Në fund të Gardës së Nderit, Nëntogeri Ibrahimi prezantoi Nëntogerin Nura para Madhërisë. Nëntogeri Nura gjithashtu ka diplomuar nga Sandhurst.
Ambasadori O’Connell tha:
Jam më se krenar t’u shprehi mirëseardhje në Kosovë Madhërive të tyre Mbretërore dhe për mirëseardhjen e ngrohtë që njerëzit e Kosovës kanë shprehur për ta gjer tani. Jam krenar që Madhëritë e tyre Mbretërore mirëpriten nga dy oficerë të rinj të FSK-së të cilët janë trajnuar në Britani të Madhe, gjë që tregon forcën e marrëdhënies ndërmjet dy vendeve, dhe ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike.’
Nëntoger Ibrahimi tha:
Ishte kënaqësi e madhe për mua që të paraqes Gardën e Nderit para Madhërive të tyre Mbretërore. Trajnimi si oficer në Britani të Madhe ka qenë përvoja më e mirë në jetën time gjer tani. Ka qenë shumë e vështirë dhe sfiduese, mirëpo kam mësuar shumë nga Britania e Madhe dhe kam shijuar çdo moment të qëndrimit’
Britania e Madhe është përkrahëse e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ia siguron një gamë të gjerë të trajnimeve dhe të ekspertizës civile dhe ushtarake Britanike. Deri më sot trembëdhjetë oficerë kadet të rinj nga FSK-ja kanë diplomuar nga Akademia Mbretërore Ushtarake e Ushtrisë së Britanisë së Madhe në Sandhurst. Aktualisht dy pjesëtarë të FSK-së janë duke u trajnuar në Sandhurst: pjesëtari i tretë do të fillojë në shtator të vitit 2016 dhe do të jetë kadeti i parë i FSK-së nga komuniteti pakicë i cili do ta vijojë shkollimin. Nëntoger Mentor Ibrahimi ka diplomuar nga Sandhurst në prill të vitit 2013.