Aleksandër Lumezi

Lumezi: Provat janë të vjetra dhe janë përdorur nga EULEX-i, i cili i ka kurdisur përgjimet

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke folur për medie lidhur me audio-incizimin e përgjimeve telefonike nga EULEX-i ka thënë se prokurori nuk mund të nisë procedurë penale me provat që i ka pasur një prokuror. “Provat të cilat janë dalë nga këto përgjime, janë të vjetra të cilat më parë i ka përdorur edhe prokurori i EULEX-it i cili i ka bërë përgjimet. Në këtë moment nuk kemi të dhënat e duhura andaj mund të jetë e parakohshme të veprojmë në lidhje me rastin. Mirëpo siguroj se do të shikojmë këtë rast dhe askush nuk është i paprekshëm. Nëse gjejmë se ka një gjë të vetme lidhur me ndonjë vepër penale ne do ta nxjerrim para ligjit”, ka thënë Lumezi.

Kryepokurori Lumezi takohet me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi sot është takuar me kryetarin  e Kosovës, Hashim Thaçi. Së bashku me Lumezin, në takim ishte edhe prokurori, Blerim Isufi. Në disa medie spekulohet se ky takim ta të bëjë me përgjimet e publikuara nga një portal i afërt me EULEX-in dhe shërbimet sekrete serbe. Në përgjime del të jenë të përfshirë, mes tjerësh edhe kryetari Thaçi dhe kryekuvendari, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …