Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen e më pastaj të kompensohen, ka bërë që shumë nxënës të mbesin pa tekste shkollore. “Nga raportet që i kemi ne, kjo çështje nuk është përmbyllur as deri në momentin që po flas. Ka furnizim me tekste mirëpo jo në tersi të nxënësve dhe fatkeqësisht kemi nxënës ende nëpër klasa që nuk kanë fare tekste dhe një pjesë tjetër e nxënësve që i kanë pjesërisht tekstet. Problemi më i madh është krijuar veçmas me klasën 6-9 ngase tekstet e përdoruara vitin e kaluar kanë qenë të dëmtuara shumë, e një pjesë nuk janë kthyer fare nga nxënësit paraprak. Pra uroj që ministrja Nagavci të ketë mësuar nga ky vit shkollor dhe të mos e përdor këtë vendim por të vendoset sikur herëve të kaluara madje duke ditur qe tekstet janë të dëmtuara shumë uroj që vitin e ardhshëm të kemi tekste të nga 1 deri 9 falas dhe jo në librari por të paguhen me kohë obligimet që i ka MASHT-i” ka theksuar krye sindikalisti i Arsmit, Rrahman Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …