Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punonjësit e shëndetësisë në protesta. Ai ka shkruar se punonjësit e shëndetësisë nuk duan lëmoshë por barazi sociale. “Të hënën jemi te sheshi. Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet. Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit ne nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 për mjekë e koeficientin 3 për infermierë. Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia. Në fund kryeministër ku presim të hënën në ora 10:00 dhe nuk do të jemi vetëm”, ka shkruar Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …