Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka mohuar lajmet se gjoja për rënie të turistëve nga Kosova në Shqipëri

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka mohuar raportet që pretendojnë se në  këtë vit ka pasur një rënie të turistëve nga Kosova në Shqipëri. Ai i cilësoi këto lajme si propagandë dhe theksoi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 1.7 milionë hyrje nga Kosova. “Turistët nuk matën me humorin personal të një individi, turistët matën me statistikë. 15 për qind hyrje nga shqiptarët e Kosovës për gjashtëmujorin e parë, pa llogaritur korrikun. 1.7 milionë hyrje. Është një propagandë e orkestruar,” tha Ndreu. Ai nënvizoi se raportet që flasin për një rënie të turizmit janë të pabaza dhe të orkestruara nga aktorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe faktorë të huaj.  Kryebashkiaku e përshkroi situatën si një përpjekje për të manipuluar opinionin publik dhe për të dhënë një pamje të pasaktë të realitetit të turizmit në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …