Në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK-së që janë thirrur në Hagë, nismës së motos: “Liria ka emër” iu ka bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili së bashku me ministrin, Pandeli Majko ka pritur në zyrën e tij, disa prej organizatorëve të kësaj nisme si veprimtaren, Eliza Hoxha dhe regjisoren, Burbuqe Berisha. Veliaj ka theksuar se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. “Me shoqen time të mirë, Eliza Hoxha, regjisoren, Burbuqe Berisha, e Pandeli Majkon, i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Liria e pavarësia ishin ideali i vetëm i luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. LIRIAKAEMËR e ky emër është gravurë në gjakun e mijëra të rënëve për liri e të gjallëve që e çuan në vend amanetin”, ka shkruar Veliaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …