Ata diskutuan për bashkëpunime në projekte që i përkasin fushës së bujqësisë, si dhe për të mësuar nga eksperiencat e mira mes qyteteve. Veliaj i dhuroi Latifit “Kullën e Sahatit” të Tiranës. “Një qytet i madh duhet të jetë modest. Kur shikon një mik, një vëlla që po e bën mirë një punë mirë, duhet të mësojë prej tij. Ajo që ne mund të mësojmë prej jush është si të punojmë në fushën e bujqësisë. Kemi filluar me disa përpjekje shumë dinjitoze, por besoj fort se disa nga rrethinat e Tiranës mund ta përdorin si shembull atë që po ndodh në Rahovec – me vreshtarinë dhe përpunimin e rrushit, duke u kthyer në epiqendër të shumë produkteve të Kosovës – tregon se si një qytet mund të jetojë duke investuar te bujqësia. Aktivitetet në qendër të qytetit janë të nevojshme, por ne jemi bekuar nga Perëndia edhe me një tokë pjellore, me kodra të bukura, male, me zona ku njerëzit jetojnë në mënyrë të ndershme, në harmoni me natyrën, duke punuar në zona si Lundra, Farka dhe lugina e lumit Erzen, që janë toka jashtëzakonisht pjellore. Dua shumë të mësojmë prej jush dhe besoj se disa arritje tuajat mund të bëhen edhe arritjet tona, sepse parimi është: Suksesi ynë është edhe i juaji dhe anasjelltas”, tha Veliaj. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …