Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagoi pasi në medie u dha lajmi se ishte parë në një avion dhe po arratisej nga Shqipëria

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi në media qarkulloi lajmi se ishte parë në një avion dhe po arratisej nga Shqipëria, një ditë pas njoftimit të SPAK ku bëhej me dije se kryebashkiaku po hetohej për katër vepra penale. Veliaj  thotë se po shkon në Amerikë dhe se do kthehet për dy ditë sërish, në Shqipëri. “Nuk iki unë nga Shqipëria, o Sali  kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale”, shkruan Veliaj ndër të tjera. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Kontrolloni gjithashtu

Valdete Daka

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kritikoi vendimin e KQZ-së për të mos-certifikuar Listën Serbe, për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka  kritikuar  vendimit të KQZ-së për të mos-certifikuar Listën Serbe, …