Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj reagon pas përplasjes së z Ilir Meta me policinë bashkiake

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion  Veliaj reagon pas përplasjes së z Ilir Meta me policinë bashkiake në zyrat e FRD për lirimin e zyrës. “Kontrata ka mbaruar para tre vitesh. Ajo është pronë e bashkisë jo e FRD. Bashkia nuk garanton seli pa deputetë, pa përfaqësues parlamenti. Meta po kalon fazë degjenerimi. Politikisht është një provokim, 30 parti të tjera zbatuan rregullat dhe u larguan nga zyrat që nuk u takon sipas ligjit, ky është provokim i presidentit për të provokuar një debat, sot ishte afati i fundit për të lënë pronën, unë jam shumë i qetë për këtë histori. Ilir Meta është në degradim mendor të vazhdueshëm, nëse do ishte burrë do kishte lënë presidencën. Veliaj ka bërë të ditur se do të ketë Procedim penal ndaj Metës dhe atyre që sulmuan policinë.  Bashkia kërkoi lirimin e zyrave pasi nuk asnjë përfaqësimin në parlament për të mbajtur zyrat e partisë, e cila me largimin e Bamir Topit është në drejtimin e Sali Shehut, i cili ka kërkuar Metën në takim në zyra, por nuk dihet për çfarë arsye.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …