Nexhat Fazliu

Kryeinspektori i Punës për Rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu është rrahur brutalisht nga disa persona ende të panjohur

Në rrethana ende  të pasqaruara zyrtarisht, ditë më parë është rrahur në mënyrë brutale, Nexhat Fazliu, djali dëshmorit të kombit, Milazim Fazliu,  familjarë i heroit të Kosovës, Asllan Fazliu si dhe i dëshmorit, Mehdi Fazliu. Sipas fotografive, të postuara me këtë rast shihet se ai është gjakosur dhe është në gjendje të rëndë nga plagët që ka marrë. Rrahjen e Fazliut nuk e ka konfirmuar zyrtarisht Policia e Kosovës, mirëpo ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, e ka konfirmuar sulmin. “Ai është sulmuar brenda orarit të punës. Fatmirësisht ka shpëtuar nga më e keqja, por ka lëndime të mëdha trupore”, ka thënë Valon Leci, Kryeinspektori i Punës.

Sulmi në krye të detyrës, pastaj sulmi kundër djalit të dëshmorit dhe familjes që ka dhënë tre dëshmorë, në mesin e tyre edhe një Herotë Kosovës, është sulm edhe mbi vlerat e luftës së UÇK-së. Ky rast ende nuk është trajtuar nga organet kompetente, ndërsa nuk kanë reaguar as ata që do të duhej të reagonin të parët.

Në një postim të tij, Nexhat Milazim Fazliu ka shkruar:

Të nderuar miq, familjarë, sikur  e dini se unë jam sulmuar pabesisht, në një pritë të organizuar nga persona të maskuar ende të panjohur, dhe kam pësuar disa lëndime trupore !!

Në këtë rast është sulmuar direkt Shteti i Kosovës, sepse është sulmuar vetura zyrtare e Republikës së Kosovës dhe unë si zyrtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë deri sot nuk kam asnjë problem personal me askënd, por kjo dyshohet se ka të bëjë me kryerjen e detyrës zyrtare. Unë dyshoj se sulmin e ka organizuar Mafia e Ndertimit!

Kjo ndodhi në kohën kur ne si institucione jemi duke u munduar t’i parandalojmë vdekjt dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve, andaj unë vetëm do të jem edhe më i fort dhe më i përkushtuar në kryerjen e detyrës së punës shtetërore, që mendoj se i’a kemi obligim gjithsecili atdheut, që ta forcojmë zbatimin e rëndit dhe ligjit në Kosovë!

Duke ju falënderuar juve, të gjithëve për thirrjet dhe mesazhet e shumta, ju njoftoj se Policia e Kosovës janë duke punuar në drejtim për ta zbardhur rastin dhe kryesit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar. Ky rast vetëm sado të më forcoj më shumë, të jem më i përkushtuar ndaj Republikës së Kosovës! Ka shkruar në fund të postimit të tij, Nexhat Milazim Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …