Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, do të udhëtojë drejt Hagës për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së

Kryekuvenadri, Glauk Konjufca, do të udhëtojë drejt Hagës për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së. pasi sipas  tij institucionet e Kosovës nuk janë të kënaqura me zvarritjet e procesit kundër ish-komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur Konjufca, i cili në fundjavë do të udhëtojë dhe do të takohet me ish-krerët e shtetit të Kosovës në Holandë, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i shtetit që ndërmerr një hap të tillë. Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, thekson Konjufca, duke u përmendur madje edhe emrat, ndoshta me lejen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …