Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka folur rreth presionit të ndërkombëtarëve për dërgimin në Gjykatën Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Bashkimi Evropian nuk mund të marrë kompetencat e të vendos për Kosovën. Kjo i bie që BE e grabit një kompetencë të Kosovës. Sipas marrëveshjeve të deritashme Kosova e ka këtë drejtë për të paraqitur. BE mundet të na thotë jeni vonuar dhe ne mund të themi se a ka pasur afat kohor te caktuar. Me na imponu se ky është dokument vetëm duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese nuk është fer dhe është qasje shumë diskriminuese nga BE që Kosovën e trajton si jo shtet. Kosova duhet ta mbrojë të drejtën e vet deri në fund për tu ulur me BE-në, për ta sqaruar se kush e ka këtë kompetencë. Vonesa nuk mund të na marrë kompetencën neve, thotë me shpërfillje e krekosje ndaj BE-së kryekuvendari, Glauk Konjufca, i cili di çka flet, por nuk ka ça me bo… EO
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …