“Betimi për Drejtësi” bën të ditur se Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, shumë shpejt pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, lidhur me akuzën, se në gusht të vitit 2016, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Ai akuzohet se më 10 gusht të vitit 2016 gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Valdete Bajrami, Sllobodan Petroviq dhe deputeti Pal Lekaj, i njëjti ka hedhur gaz lotsjellës, me ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen. Sipas gjykatëses së rastit, Edita Çanta, i akuzuari e ka njoftuar gjykatën se për shkak të angazhimeve në punët e tij, nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë. “Betimi për Drejtësi” është përpjekur të kontaktojë me kryetarin Konjufca, por ai nuk është përgjigjur. Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet. Po për vepra të tilla penale ishte akuzuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, akuzohet edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e shumë të tjerë në mesin e tyre edhe kryeministri aktual, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …