Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, nuk u tregua servil dhe zemërgjerë si pararendësi i tij, Ilir Meta, në lidhje me deputetin, Sali Berisha. Pasi i ka mbaruar koha zyrtare e fjalës në Kuvend, Kryekuvendari Ruçi ia ka hequr mikrofonin Berishës, duke i kërkuar prerazi atij të ulet. Deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Eduart Halimi, duke parë që Berisha kishte ende për të thënë, i kërkojnë Ruçit që të shkurtojë kohën e tyre dhe t’ia shtojnë atë Berishës, por sërish kreu i Kuvendit nuk pranoi. “Ulu, mos e tepro. Mos i gënje kolegët e tu se i merr më qafë ashtu“, – ishin fjalët e Ruçit, teksa Berisha u detyrua të largohej nga foltorja pa përfunduar fjalën e tij. Berisha, në kohën kur Ilire Meta ishte kryekuvendar kishte të drejtë të fliste sa të donte. Meta e kishte favorizuar Berishën për shkak të kombinatorikave të mundshme për bashkëqeverisje, por Gramoz Ruçi, për fatin e Shqipërisë nuk është dhe nuk do të jetë si Ilir Meta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …